Vizitoni Dyqanet tona

Ju mund të merrni një porosi nga ne, të gjeni shumë produkte me zbritje unike dhe gjithashtu, nëse është e nevojshme, të kontaktoni qendrën e shërbimit.

Dyqani Online

Pikat Tona

guarantee-certificate

Garancia

Dyqanet fizike të Copier Computer Center

Ju ftojmë të na vizitoni në dyqanet tona të lokalizuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë për të eksploruar një gamë të gjerë të laptopëve të refurbished dhe pajisjeve të tjera elektronike. Këtu gjeni adresat e dyqaneve tona dhe planifikoni një vizitë sot!

Copier Computer Center

CCC është një kompani e specializuar në perpunimin dhe shitjen e produkteve të teknologjisë së informacionit me një fokus të veçantë në paisjet e rimarketuara. Me një përvojë shumëvjecare dhe një ekip të kualifikuar, ne ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve me cilësi të lartë për të mbështetur nevojat tuaja në teknologji. Një nga pikat tona me te forta është përkushtimi ndaj mjedisit. Duke ofruar paisje të ripërdorura, ne kontribuojmë në zvogëlimin e mbetjeve elektronike dhe promovimin e sjelljes së qëndrueshme në fushën e teknologjisë.

Ofrojmë laptop refurbished, monitorë, aksesorë teknologjik, si dhe printera, fotokopjeve, etj.. Për ne, çdo produkt është një mundësi për të sjellë cilësi dhe vlerë për klientët tanë. Paisjet tona të Refurbished janë zgjedhur dhe rindërtuar me kujdes për të siguruar një performancë optimale për klientët tanë.

Në faqen tonë të Web, do të gjeni informacion të detajuar mbi çdo produkt, duke përfshirë specifikat e tyre teknike dhe avantazhet e përdorimit. Ne gjithashtu ofrojmë shërbime këshilluese për t'ju ndihmuar të zgjidhni produktin e duhur sipas nevojave tuaja të veçanta.

Ne jemi këtu për të përgjigjur çdo pyetje dhe për të ndihmuar në zgjedhjen e produkteve të duhura për ju. Besojmë se teknologjia duhet të jetë e arritshme për të gjithë, dhe ne punojmë për të sjellë zgjidhje cilësore dhe ekonomike për klientët tanë.

Faleminderit që vizituat faqen tonë dhe që zgjodhët Copier Computer Center. Një vlerë tjetër kompanisë sonë është kujdesi ndaj klientit dhe siguria e blerësve tanë. Prandaj, me krenari ofrojmë një garanci prej një viti për të gjitha produktet tona.

Një vlerë tjetër kompanisë sonë është kujdesi ndaj klientit dhe siguria e blerësve tanë.

Garancia CCC

Garancia përfshin:
• Periudha e garancisë përfshin një periudhë 12 mujore pas datë së faturës për bordin e pajisjes: laptop, kompjuter, ndërsa monitori perfshin një periudhe 12 mujore pas datës së faturës për bordin e pajisjes;
• Garancia për LCD-në e laptopëve është 3 muaj;
• Garancia për komponentët si HDD, RAM është 6 muaj;
• Garancia për baterinë e re është 3 muaj, ndërsa për baterinë e përdorur është 1 muaj. Garancia e baterive përfshin rastet kur bateria nuk mban karikim, klienti ka të drejtë ta kthejë brenda 7 ditëve;


Garancia nuk përfshin:
• Dëmtim i produktit nga lidhja me produkte të tjera
• Dëmtime estetike të jashtme, përfshirë gërvishtje, thyerje, deformime, etj;
• Dëmtim i produktit si pasojë e ushtrimit të forcës në pjesë specifike, aksidente, etj
• Thyerje ose dëmtim të ekranit si pasojë e faktorëve të jashtëm;
• Konsumim i baterisë;
• Dëmtime të kartës grafike

Kjo garanci tregon përkushtimin tonë ndaj cilësisë dhe kujdesin tonë ndaj klientit. Ne besojmë në produktet tona dhe jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë të mundur për të siguruar që klientët tanë të kenë një përvojë të padiskutueshme me produkte të teknologjisë së informacionit.

 

Faleminderit që na zgjodhët, dhe presim me padurim të shërbejmë në nevojat tuaja të teknologjisë!